Sport

Liga meksikane anulohet, në SHBA po shikojnë skenarët

Liga meksikane anulohet, në SHBA po shikojnë skenarët

Liga e Meksikës në futboll ka anuluar pjesën e mbetur të edicionit 2020 në konkurrencë të meshkujve dhe të femrave, për shkak të pandemisë. Nuk do të shpallen kampionë, ka njoftuar liga.

Liga ishte në diskutime me autoritetet shëndetësore për rikthim të mundshëm, pasi ishte suspenduar më 15 mars. Por është vlerësuar se nuk mund të vazhdohet “pa rrezikuar anëtarët e familjes së shkëlqyeshme”.