Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi dëshiron të transferohet vetëm te Juventusi, shkruan “Sport Mediaset”.
Juventusi është i gatshëm të ofrojë kolumbianin Juan Cuadrado në shkëmbim për Icardin, për të ulur shifrën e dëmshpërblimit.
Icardi këtë edicion është i huazuar te Paris Saint-Germaini, por klubi francez nuk planifikon ta përdorë opsionin për të transferuar atë.
Për Icardin është interesuar edhe Napoli. Por, Icardi dëshiron të transferohet vetëm te Juventusi.
Interi gjatë i ka rezistuar shitjes së Icardit te një rival i përbetuar. Mirëpo, kjo mund të ndryshojë pasi Juventusi ka ofruar Cuadradon dhe para për Icardin.
Kolumbiani Juan Cuardardo vlerësohet lartë nga trajneri i Interit, Antonio Conte.