Sport

Futbollistët e Premier Leagues krijojnë një fond për të ndihmuar shërbimin shëndetësor në Britani

Futbollistët e Premier Leagues krijojnë një fond për të ndihmuar shërbimin shëndetësor në Britani

Futbollistët e Premier Leagues, të përballur me presion për të pranuar ulje të pagës gjatë kësaj krize të koronavirusit, kanë krijuar një fond për të mbledhur para për nismat bamirëse të Shërbimit Nacional Shëndetësor (NHS) për të ndihmuar luftimin e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Pasi liga është pezulluar, lojtarët janë kritikuar në mediumet britanike në javët e fundit se kanë refuzuar të pranojnë ulje të pagave.