Sport

Ëndrra e Championsit të Atalantas që u shndërrua në makthin e koronavirusit

Ëndrra e Championsit të Atalantas që u shndërrua në makthin e koronavirusit

Këtë javë, rrugët e qytetit të Bergamos duhej të gumëzhinin nga ngazëllimi, derisa skuadra e Atalantas të përgatitej për ndeshjen më të madhe në historinë e klubit – çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Në vend të kësaj, qyteti është tërësisht i heshtur, por me zhurmat e sirenave të ambulancave dhe kambanave të kishave që bien për viktimat e fundit të pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC.  

Kanë kaluar gjashtë javë që nga gëzimi i madh i këtij qyteti pas fitores 4:1 të Atalantas ndaj Valencias në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, dhe që nga ajo kohë, Bergamo ka qenë në qendër të pandemisë globale. Mjerisht, tani mendohet se ajo lojë kontribuoi në shpërthimin e koronavirusit në të gjithë Italinë.