Sport

Unitedi interesohet për mesfushorin e ri të Realit

Unitedi interesohet për mesfushorin e ri të Realit

Manchester Unitedi i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit të ri të Real Madridit, Cesar Gelabert, shkruan gazeta “AS”, transmeton Koha.net.

Cesar 19-vjeçar ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Realit dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij stinori.

Manchester Unitedi është në mesin e klubeve që po interesohen për futbollistin e ri spanjoll. Ai është pjesë e U-19 të Spanjës. Për Cesar Gelabertin po interesohen edhe Arsenali, Lyoni, Barcelona e Borussia Dortmundi.