Sport

Serie A rekomandon reduktim të pagave për lojtarët

Serie A rekomandon reduktim të pagave për lojtarët

Serie A e Italisë ka rekomanduar që klubet të ulin pagat për lojtarët dhe trajnerët, për të reduktuar humbjet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Pas një videokonference të jashtëzakonshme, liga italiane ka thënë të hënën se ndërprerja e garave ka lënë futbollin italian në një situatë shumë të vështirë dhe se reduktimi i pagave është nevojë urgjente.