Sport

Falcao mund të vazhdojë karrierën në Lindje të Mesme

Foto: Reuters

Sulmuesi kolumbian i Galatasarayt, Radamel Falcao mund të vazhdojë karrierën në Lindje të Mesme. Falcao 34-vjeçar ka oferta nga Katari dhe Arabia Saudite, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.net.

Al-Sadd dhe Al-Hilal kanë bërë oferta për 34-vjeçarin. Falcao pritet të kushtojë rreth 14 milionë euro.

Falcao ka shënuar nëntë gola në 14 ndeshje në Superligën e Turqisë me Galatasarayn, që kur u transferua në shtator.