Sport

Klubet gjermane i kthehen stërvitjeve

Klubet gjermane i kthehen stërvitjeve

Klubet gjermane janë lejuar t’i kthehen stërvitjeve ekipore të hënën, ku disa klube kanë zgjedhur të ushtrojnë në grupe të vogla pas masave strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Futbolli në Gjermani është pezulluar për gati një muaj dhe ky pezullim do të mbetet në fuqi për dy kategoritë e para së paku deri më 30 prill.

Por, klubeve i është dhënë leje t’u kthehen stërvitjeve këtë javë, ku kampioni Bayern Muencheni ka vendosur që të ushtrojë lojtarët në grupe të vogla për të minimizuar rrezikun e infektimit.

“Qartë gjithë udhëzimet shëndetësore po ndjeken. Stërvitja është e mbyllur për publikun. FC Bayerni po i kërkon tifozëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet dhe iu lutet që të mos vijnë në qendrën stërvitore të klubit”, është shkruar në komunikatën e klubit bavarez.