Futbollisti ofensiv brazilian Willian ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea në verë të këtij viti, kur edhe do t’i skadojë kontrata.
Reprezentuesi i Brazilit ka kontratë me Chelsean deri në korrik, por për shkak të pezullimit të Premier Leagues, kontrata e tij mund të zgjatet për pak javë apo muaj.
Mirëpo, 31-vjeçari ka hedhur poshtë mundësinë që të mbetet te Chelsea përtej stinorit 2020-21.
“Të gjithë e dijnë se kontrata ime përfundon për pak muaj, dhe rinovimi është i vështirë”, ka thënë ai për “Fox Sports”, transmeton Koha.net. “Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për mua të rinovojë, pasi dua të kem kontratë trevjeçare dhe Chelsea më ka ofruar kontratë vetëm për dy vite. Për momentin nuk kam vendosur se çfarë do të bëjë, por jam i lirë të negocioj me klube tjera”.
Për Willianin është duke u interesuar Barcelona.