Sport

Federata belge megjithatë do të kërkojë miratimin e UEFA-s para se të anulojë kampionatin

Federata belge megjithatë do të kërkojë miratimin e UEFA-s para se të anulojë kampionatin

Federata e Futbollit të Belgjikës do të kërkojë miratimin e UEFA-s para se të anulojë kampionatin elitar të futbollit, për të shmangur përjashtimin nga garat evropiane të edicionit të ardhshëm.

Të enjten ishte bërë e ditur se bordi i drejtorëve të Pro Leagues ka rekomanduar që edicioni të përfundojë para kohës, vendim që do të nënkuptonte se Club Brugge do të shpallej kampion.