Sport

Maldini është shëruar nga koronavirusi

Talenti i Milanit, Daniel Maldini ka konfirmuar se nuk po shfaq më simptoma të koronavirusit.

Danieli dhe babai i tij, Paolo Maldini, u infektuan me koronavirus muajin e kaluar, por sulmuesi i ri ka siguruar se është i gatshëm mjaftueshëm sa për të vazhduar stërvitjet në shtëpi.

“Jam mirë. Nuk po shfaq më simptoma dhe kam rifilluar me stërvitje individuale”, ka thënë Daniel Maldini.

18-vjeçari ka dy mësues legjendarë, me Zlatan Ibrahimoviqin dhe babain e tij. Paolo Maldini vlerësohet prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur për Milanin. Ibrahimoviq luan për Milanin këtë edicion.

“Ibrahimoviqi më jep shumë këshilla, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Trashëgimia e gjyshit tim, Cesares dhe babait, Paolos, është përgjegjësi e rëndësishme. Por unë jam mësuar me këtë presion që kur isha fëmijë”, ka thënë Daniel Maldini.

Ai ka debutuar për ekipin e parë të Milanit në barazimin 1:1 ndaj Veronas, muajin e kaluar. Më pas edicioni në Serie A u pezullua për shkak të koronavirusit.

“Në ndeshje e kisha kokën të qetë dhe isha i fokusuar. Por ‘San Siro’ më ka ofruar emocion të veçantë, emocionin më të mirë që kam përjetuar në këtë sport”.