Sport

Chelsea interesohet për Umtitin

Chelsea po interesohet për transferimin e mbrojtësit francez të Barcelonës, Samuel Umtiti, shkruan “El Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.

Umtiti po pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të radhës. Si Chelsea ashtu edhe Arsenali po garojnë për transferimin e mbrojtësit.

Umtiti 26-vjeçar këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje në të gjitha garat me Barcelonën. Ai iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016 për 25 milionë euro nga Lyoni, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.