Sport

Plani i Gladbachut - tifozë të improvizuar nga kartoni

Plani i Gladbachut - tifozë të improvizuar nga kartoni

Mund të shkojë një kohë e gjatë përpara se tifozët e vërtetë të mund të kthehen në stadiumet e Bundesligës, por përkrahësit e skuadrës së Borussia Moenchengladbachut po planifikojnë të mbushin tribunat me një ide tjetër dhe më të mirë: 50 mijë prerje kartoni nga vetja.

Bundesliga aktualisht është e pezulluar deri në fund të muajit prill për shkak të përhapjes së koronavirusit, dhe ndeshjet pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura - nëse dhe kur - të rifillojë edicioni, transmeton KOHA.