Sport

Ajaxi anulon kontratën e lojtarit që pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

Ajaxi anulon kontratën e lojtarit që pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

Klubi holandez Ajax Amsterdam ka anuluar kontratën e Abdelhak Nourit, që ka pësuar lëndime serioze dhe permanente në tru, pas sulmit në zemër që pësoi gjatë një ndeshje miqësore para-sezonale në mesin e vitit 2017, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Ajaxi ka vazhduar të paguajë rrogën e futbollistit, por tash formalisht ka anuluar kontratën, që ishte paraparë të rinovohej automatikisht më 1 korrik.