Sport

Terim lirohet nga spitali një javë pasi u konfirmua me koronavirus

Descriptive Text

Trajneri i njohur turk i futbollit Fatih Terim është liruar nga spitali, vetëm një javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, njofton “Hurriyet”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Galatasarayt ishte shtrirë në spital më 23 mars, pasi kishte pasur simptome të koronavirusit. Nga spitali është njoftuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse testi sërish ka dal pozitiv. Por, Terim 66-vjeçar është liruar për të vazhduar tretmanin në shtëpi i izoluar.