Sport

Rashica me Kosovën synon të kualifikohet në Evropian

Rashica me Kosovën synon të kualifikohet në Evropian

Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica shpreson që me përfaqësuesen e Kosovës të kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit, që mbahet vitin e ardhshëm, nëpërmjet plejofit.

Kosova do të luajë në gjysmëfinale të plejofit me Maqedoninë Veriore në qershor, ndërsa në rast të fitores, në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.