Sport

Gundogan thotë se është korrekte nëse Liverpooli shpallet kampion

Gundogan thotë se është korrekte nëse Liverpooli shpallet kampion

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka thënë se do të jetë korrekte që Liverpooli të shpallet kampion i Premier Leagues në rast se stinori nuk përfundohet për shkak të koronavirusit.

Futbolli në Angli është pezulluar deri së paku më 30 prill. Liverpooli është duke kryesuar me 25 pikë epërsi ndaj Manchester Cityt që zë vendin e dytë. I duhen vetëm dy fitore për të fituar titullin e parë të Anglisë pas 30 vjetëve.