Sport

Commisso: Te Fiorentina 12 raste me koronavirus

Foto: AFP

Presidenti i klubit të Serie A së Italisë në futboll, Fiorentina ka konfirmuar se ka pasur 12 raste me koronavirus në klub.

Rocco Commiso ishte me skuadrën në fitoren 5:1 ndaj Sampdorias, por pasi u largua nga Italia në ditën tjetër, nuk ishte në gjendje të kthehet për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në vend.

“Një muaj më parë, ishin në Genoa. Isha me Fiorentinën dhe kishim ndeshjen kundër Sampdorias. Fituam dhe u ktheva në New York. Ishte paraparë të kthehesha në Itali, por nuk ishte e mundur pasi Italia u bë epiqendër e virusit. Fiorentina kishte 12 raste me koronavirus. Gjashtë nga ta janë apo ishin në spital. Ne kemi nisur një kampanjë të rëndësishme të solidaritetit për të mbledhur fonde për spitalet, për të ndihmuar në blerje të pajisjeve, maskave dhe gjërave tjera”, ka deklaruar Commisso, raportojnë mediumet italiane, transmeton Koha.net.