Katër klube të Bundesligës krijojnë një fond solidariteti prej 20 milionë euro

Katër klube të Bundesligës krijojnë një fond solidariteti prej 20 milionë euro

26 March 2020 14:16

Katër klube të Bundesligës gjermane Borussia Dortmund, Bayern Munchen, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen janë bërë bashkë për të krijuar një fond solidariteti në vlerë 20 milionë euro, për të ndihmuar klubet gjermane në dy rangjet e para për të zbutuar krizën financiare që të është krijuar nga koronavirusi, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Dortmundi ka njoftuar se katër klubet, që kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve këtë stinor, do të heqin dorë nga hisja e të drejtave nacionale televizive – rreth 12.5 milionë euro – dhe do të shtojnë edhe 7.5 milionë euro.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë klubet tjera profesioniste për të zbutuar efektin e krizës financiare të pandemisë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme