Sport

Bakayoko dëshiron të kthehet te Milani

Mesfushori francez Tiemoue Bakayoko dëshiron të rikthehet te Milani, shkruan “Calciomercato”, transmeton Koha.net.

Mesfushori kishte qenë i huazuar te Milani në stinorin 2018-19 nga Chelsea, por klubi italian nuk e shfrytëzoi opsionin për të transferuar atë. Mesfushori këtë stinor është huazuar në Ligue 1, te ish-klubi i tij Monaco.

Bakayoko shpreson të realizojë një transferim te Milani në verë. Gjatë periudhës së parë te Milani ai pati probleme me trajnerin Gennaro Gattuso.

Bakayoko 25-vjeçar këtë stinor ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka realizuar një gol e asistuar dy tjerë.