Sport

Real Madridi do të bëjë ofertë për Pogban në verë

Real Madridi do të bëjë ofertë për Pogban në verë

Real Madridi do të bëjë ofertë për mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba në afatin kalimtar të verës, shkruan gazeta “AS”, transmeton Koha.net.

Kontrata e Pogbas me Unitedin skadon në verën e vitit 2021 dhe ai po pritet të largohet në fund të këtij stinori. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një adhurues i madh i Pogbas. Por, Real Madridi duhet të paguajë rreth 100 milionë euro nëse dëshiron të transferojë reprezentuesin e Francës. Pogba është duke u kërkuar edhe nga Juventusi.