Sport

Neuer mund të mos e vazhdojë kontratën me Bayernin

Neuer mund të mos e vazhdojë kontratën me Bayernin

Portieri gjerman Manuel Neuer ka gjasa të mos e vazhdojë kontratën me Bayern Muenchenin, shkruan “Bild”, transmeton Koha.net.

Neuer 33-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2021, por bisedimet për kontratë të re kanë stagnuar. Madje është raportuar se Bayern Muencheni po kërkon pasardhës të Neuerit. Është duke u interesuar për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.