Sport

Arsenali pritet të mbajë më gjatë Ceballosin

Foto: Reuters

Arsenali pritet të mbajë më gjatë mesfushorin spanjoll të Real Madridit, Dani Ceballos, shkruan “Evening Standard”, transmeton Koha.net.

Ceballos është i huazuar te Arsenali, por marrëveshja e huazimit skadon më 30 qershor. Krerët e Arsenalit po shpresojnë të vazhdojnë këtë marrëveshje edhe për një stinor.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i interesuar të mbajë Ceballosin, ndonëse mesfushori ka luajtur pak këtë stinor shkaku i një lëndimi muskulor.