Pedro Rodriguez ka pranuar se do të largohet nga Chelsea në verë. Por, ai thotë se është duke u përqëndruar momentalisht te përballimi i krizës së koronavirusit.
Kontrata e Pedros 32-vjeçar me Chelsean skadon në qershor dhe ai më herët ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Londra.
“Unë do të largohem, por për momentin nuk është gjë më e rëndësishme. Do të vijë koha të mendojë se çfarë të bëjë me të ardhmen time, por tash nuk është gjëja më me rëndësi, kur nuk e di së pari as ku do të shkosh të stërvitesh”, ka thënë sulmuesi spanjoll për “Cadena Ser”, transmeton Koha.net.
Pedro u transferua te Chelsea nga Barcelona në verën e vitit 2015 për 27 milionë euro.