Sport

Edhe Messi ndanë një milion euro për të luftuar koronavirusin

Edhe Messi ndanë një milion euro për të luftuar koronavirusin

Superylli Lionel Messi është bashkuar në grupin e sportistëve të njohur që kanë bërë donacione në luftë ndaj koronavirusit.

Sipas Mundo Deportivo, Messi ka ndarë një milion euro për këtë qëllim. Sipas gazetës së afërt me Barcelonën, gjysma e kësaj shumë është ndarë për Spitalin në Barcelonë, ndërsa gjysma tjetër për një qendër mjekësore në Argjentinë.