Sport

Terimi me Turqinë nderuan Kosovën në kohë të vështirë

Terimi me Turqinë nderuan Kosovën në kohë të vështirë

Në janar të vitit 2014, FIFA kishte dhënë leje që përfaqësuesja e Kosovës në futboll të luante ndeshje miqësore.

Me shumë mund ishte aranzhuar miqësorja me Haitin e panjohur, ndeshje që u luajt më 5 mars të atij viti në Mitrovicë. Më pas, ashtu si pritej, Kosova kishte telashe për të gjetur kundërshtarë. Ishte kohë kur zhvillimi i miqësoreve vlerësohej me shumë peshë për futbollin kosovar, raporton Koha.net.