Sport

United e Chelsea në garë për Kumbullën

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla, njofton “The Sun”, transmeton Koha.net.

Bëhet e ditur se Verona do të kërkojë 25 milionë euro për Kumbullën.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar ka pasur një stinor impresiv në Serie A, duke luajtur 18 ndeshje.

Në Itali raportohet se shumë klube kanë shprehur interesim për mbrojtësin e ri shqiptar, ndër to edhe Juventusi, Interi, Napoli e Lazio.

Por, në garë janë edhe dy gjigantët e Anglisë. Të dy klubet angleze kanë nevojë për të transferuar një qendërmbrojtës në verë dhe duan një lojtar të ri për të llogaritur më gjatë në të.