Sport

Zeqiri tepër i shtrenjtë për Baselin

 

Me muaj të tërë Andi Zeqiri i Lausannes kishte pritur me padurim ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës kundër Baselit, por më pas koronavirusi ndaloi gjithë futbollin, shkruan gazeta zvicerane “Blick” të martën, transmeton Koha.net.

Ka tre javë që më nuk po luhet futboll në Zvicër, e për një lojtar si Zeqiri që jeton me futboll çdo ditë, duhet të jetë ferr.

Si pesëvjeçar ai iu bashkua klubit FC Ecublens, dhjetë vjet më vonë debutoi për Lausannen, duke u bërë më i riu që ka debutuar me skuadrën e parë të Lausannes në historinë 123-vjeçare të klubit.