Sport

UEFA do të pezullojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

UEFA do të pezullojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

UEFA do të marrë vendim për të pezulluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës në një afat të pacaktuar, pas përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta “Marca” të enjten, transmeton Koha.net.

UEFA pritet të dal së shpejti me vendimin zyrtar

Futbollistët e Juventusit dhe të Real Madridit janë në karantinë shkaku i koronavirusit. Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është testuar pozitiv me koronavirus të mërkurën, ndërsa të enjten është njoftuar se një basketbollist i Realit është infektuar me virusin. Klubi madrilen ka vendosur të izolojë si skuadrat e futbollit ashtu edhe basketbollit, për faktin se skuadrat stërvisin në të njëjtin kompleks.

Po ashtu Euroliga në basketboll ka marrë vendim që të pezullojë ndeshjet.