Sport

Vinicius Junior po shndërrohet në yll të Realit

Descriptive Text

Cristiano Ronaldo ishte në kutinë e tij private. Vinicius Junior ishte në fushë. 

Një lojtar që ka shënuar 450 gola në 438 ndeshje me Real Madridin në të gjitha garat po e shikonte një lojtar tjetër, i cili është në edicionin e dytë tek ekipi madrilen dhe aktualisht ka realizuar dy gola. 

Gjithçka ishte qetë të dielën mbrëma në “Santiago Bernabeu” deri në minutën e 71-të në ndeshjen “El Clasico” mes Realit dhe Barcelonës. Në këtë minutë, djaloshi 19-vjeçar nga Brazili po festonte si i çmendur golin e epërsisë ndaj Barcelonës, kurse portugezi 35-vjeçar po duartrokiste nga lart. Në fakt, Vinicus këtë gol e festoi ashtu siç i feston Cristiano golat e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Ronaldo është e kaluara e Real Madridit, kurse Vinicius e ardhmja. Madje, braziliani ka energjinë e papërpunuar që dikur Ronaldo e solli në ekipin madrilen. 

Madje, ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit, argjentinasi Jorge Valdano insistoi se Vinicuis ishte më i merituari për fitoren ndaj Barcelonës. Sipas Valdanos, sulmuesi i krahut, Vinicius ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë ndeshje, që Reali në fund e fitoi me rezultatin 2:0. 

Me këtë fitore, Reali edhe është rikthyer në krye të klasifikimit në La Liga. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)