Ekipi nga La Liga, Valencia, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, francezin Florian Thauvin, i cili është pjesë i Olympique Marseille, kanë njoftuar të premten mediumet spanjolle.
Mësohet se Thauvin ka kërkuar largimin nga ekipi francez në fund të këtij edicioni dhe te Valencia shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri. 27-vjeçari ka vetëm një paraqitje te Marseille, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro kurse Thauvin karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Lille e Bastia. Ka edhe dhjetë ndeshje e një gol të realizuar me Francën.