Sport

Lazion e pret një sfidë e vështirë për të mbajtur Immobilen

Foto: Reuters

Lazio po pret një betejë të fortë për të mbajtur sulmuesin italian Ciro Immobile gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan “Il Messaggero” të enjten, transmeton Koha.net.

Sulmuesi italian është në formë jetësore, ndërsa po kryeson listën e shënuesve më të mirë në ligat evropiane, me 27 gola të shënuar në Serie A këtë stinor. Ai ka edhe gjashtë asistime në elitën italiane. Madje fal golave të tij Lazio është në garë për të fituar titullin e Italisë. Në Ligën e Evropës, Immobile ka shënuar dy gola në katër ndeshje.

Krerët e klubit kryeqytetas të Italisë po presin që të kenë garë të fortë për të mbajtur 30-vjeçarin. Immobile është duke u përcjellë nga gjigantët evropian. Kontrata e tij me Lazion skadon në verën e vitit 2023. Ai te Lazio kaloi nga Sevilla në verën e vitit 2016 për 9.5 milionë euro.