Sport

Derbi Juventus – Inter mund të luhet me shikues

Presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana ka thënë se ende ekziston mundësia që derbi i Serie A së Italisë mes Juventusit e Interit të dielën, të luhet me shikues.

Qeveria e Italisë ka vendosur më herët këtë javë që gjashtë ndeshje në Serie A këtë fundjavë të luhen pa shikues për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndër to edhe derbi mes Juventusit e Italisë.

Por, Fontana ka thënë se do të rishikohet situata të shtunën, për të parë nëse ekziston mundësia që tifozët të jenë prezent në ndeshjen e të dielës.

“Shpresoj që të ketë një frenim të koronavirusit, e më pas edhe unë do të shkoj të shoh ndeshjen Juventus – Inter”, ka thënë Fontana për mediumet italiane, transmeton Koha.net. “Ne jemi duke monitoruar situatën. Jam shumë i qetë. Ne duhet të shikojmë situatën. Është njëjtë si me shkolla, do të shikojmë situatën të shtunën e më pas do të vendosim”.