Al Shammary, boksierja nga Jordania që po thyen stereotipet Foto: Reuters

Al Shammary, boksierja nga Jordania që po thyen stereotipet

27 February 2020 13:03

Reem Al Shammary është duke thyer stereotipet duke ndjekur ëndrrën e saj për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Al Shammary, që identifikohet si beduine, është boksierja e vetme nga Jordania që do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike që do të mbahet në Amman këtë muaj.

Turneu ishte paraparë të mbahej në qytetin kinez, Wuhan, por është zhvendosur për në Jordani për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Kur je femër beduine që bokson, është sfidë e vërtetë”, thotë Al Shammary për agjencinë Reuters, transmeton Koha.net. “Ishte sfidë vetëm të futesha në sport. Kur një femër del në veshje stërvitore apo shkon në universitet, është sfiduese, por këto pengesa vetëm më kanë motivuar të eci para. Fal Zotiut dhe fal përkrahjes së familjes sime, unë kam qëndruar e motivuar dhe e kam shtyrë veten para për të shkjëlqyer në sportin tim”.

Ajo është duke stërvitur në një palestër afër shtëpisë së vet. Stërvitet me orë çdo ditë dhe ndjehet më komode kur ka dorezat e zeza të boksit në duar.

Al Shammary futi veten në telashe me anëtarët më konzervativ të komunitetit të saj kur nisi me boks në vitin 2009. Por, ajo vazhdoi dhe nuk mendon të ndalet.

Kur nuk është duke u përgatitur për kualifikime për Lojëra Olimpike, ajo kalon kohën duke stërvitur fëmijët.

Synimi i saj është të inspiroj femrat e reja të merren me sporte dhe tri nxënëse të saj kanë përfaqësuar Jordaninë në grupmosha të reja.

“Nuk ka hezitim, ne do të ecim para, nëse Zoti e do këtë. Nëse ka stres, atëherë është për shkak se më pret një garë e madhe. Fal Zotit, morali është i lartë dhe nëse Zoti e do unë do të arrijë synimin tim”, ka thënë Al Shammary.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme