Sport

Real Madridi përgatit 70 milionë euro për Ruizin

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, njofton “Calciomercato” të enjten, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Spanjës ka impresionuar me paraqitjet te Napoli dhe po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane. Por, krerët e Real Madridit janë të vendosur të fitojnë garën për transferimin e tij.

Ruiz në 31 ndeshje këtë stinor ka shënuar tre gola e asistuar dy të tjerë. Ai iu bashkua Napolit në verën e vitit 2018 nga Real Betisi për 30 milionë euro. Kontrata e tij me Napolin skadon në verën e vitit 2023. Ruizi me Spanjën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar një gol.