Koulibaly afër transferimit te Parisi

Koulibaly afër transferimit te Parisi

27 February 2020 10:26

Qendërmbrojtësi senegalez Kalidou Koulbaly është afër transferimit te klubi kampion francez Paris Saint-Germain, njofton “Calciomercato” të enjten, transmeton Koha.net.

Koulibaly raportohet se ka blerë një pronë në Paris dhe po pritet të zhvendoset atje. Napoli është duke u munduar të mbajë Koulibalyn. Klubi italian po kërkon 150 milionë euro për të liruar Koulibalyn.

Parisi e Napoli janë duke negociuar. Koulibaly 28-vjeçar shihet si zëvendësim perfekt për Thiago Silvan. Kontrata e Silvas skadon në verë dhe po pritet të rikthehet te Milani.

Koulibaly ka blerë një apartament afër Kullës së Ajfellit për katër milionë euro.

Këtë stinor senegalezi ka luajtur 15 ndeshje në Serie A. Por, në total ka 233 ndeshje me fanellën e Napolit që nga transferimi nga klubi belg Genk në vitin 2014.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme