Chelsea do të bëjë ndryshime të mëdha në verë Foto: Reuters

Chelsea do të bëjë ndryshime të mëdha në verë

27 February 2020 10:05

Portieri Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorët Ross Barkley e Jorginho, janë vetëm disa prej emrave që do të largohen nga skuadra e Chelseat në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet angleze të enjten, transmeton Koha.net.

Mësohet se trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka vendosur për të bërë ndryshime të mëdha në ekipin e tij për edicionin e ardhshëm. Në fakt, londinezët nuk do të llogarisin as në mbrojtësit Kurt Zouma, Marcos Alonso e Emerson Palmieri si dhe sulmuesit Willian e Pedro. Të gjithë këta futbollistë do të jenë në shitje, në mënyrë që të krijohen fonde për transferimin e Jan Oblakut, Ben Chilwellit e Dayot Upamecanon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme