Real Madridi është i gatshëm t’i bëjë Liverpoolit ofertë zyrtare për transferimin e sulmuesit Mohammed Salah.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten, se Reali është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 150 milionë euro për transferimin e Salahut, transmeton Koha.net. Salah te Real Madridi, shihet si përforcim i madh për edicionin e ri. Sulmuesi 27-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Ai këtë edicion, ka shënuar 19 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat me ekipin anglez. Salah karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli.
-
27 shkurt 2020 11:02
-
Shpërndaje në: