Sport

Ylli përforcohet me një ish-basketbollist të NBA-së

Basketbollisti amerikan Vander Blue i është bashkuar klubit të Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli.

Ylli ka njoftuar për përforcimin në rrjetet sociale të enjten, transmeton Koha.net. Vander Blue ka luajtur në NBA në stinorin 2013-14 te Boston Celtics dhe në atë 2014-15 te LA Lakers. Alo-fundori 27-vjeçar së fundi ishte pjesë e Santa Cruz Warriors, në ligën për zhvillim të NBA-së. Gjatë karrierës ka luajtur në disa kluve në ligën për zhvillim të NBA-së. Ndërsa në vitin 2018 ishte pjesë e Auxilium Torinos në Itali, ku fitoi Kupën e Italisë dhe u shpall MVP i Kupës.