Sport

Hakeri tentoi të shiste emailat privat të Guardiolas për 120 mijë euro

Pep Guardiola është në qendër të një hetimi të policëve, pasi një haker ka tentuar të shes emailat privat të tij për 120 mijë euro, shkruan “The Sun” të enjten, transmeton Koha.net.

Hakeri ka treguar se ka marrë të dhënat personale të lojtarëve dhe po ashtu të dhënat për bisedime konfidenciale për transferime të mundshme që ka bërë Guardiola nga emaili i tij i klubit.

Ai po ashtu ka thënë se ka marrë numrat e telefonit të çdo lojtari dhe po ashtu email adresat e tyre, detaje që mund të përdoren për të shënjestruar ilegalisht yjet tjerë.

Punëtori mashtrues, që ka tentuar të shesë informatat për 120 mijë euro, ka thënë se vjedhja e të dhënave të Guardiolas ka qenë gjëja më e lehtë që ka bërë.

Ai ka bërë foto të shkëmbimeve të emailave të Guardiolas derisa po punonte në bazën e klubit në stadiumin “Etihad” në Londër në vitin 2017.

Mashtruesi i ka thënë hetuesve të maskuar se ai ia ka dal të ketë qasje në çdo email që ka dërguar dhe pranuar Guardiola 49-vjeçar.

“Hipotetikisht kam mundur të qasem në këtë celular dhe të bëjë fotografi, pasi isha kontraktues për mirëmbajtje të teknologjisë. Kjo është gjëja më e lehtë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë Guardiola, ndërsa ia ka treguar celularin hetuesëve të maskuar.

Hakeri ka thënë se ishte kontraktuar nga Manchester City për dy vite nga ai 2016, derisa City përfundoi marrëdhenien me firmën e tij të mirëmbajtjes së teknologjisë.


Gjatë dy ditëve në korrik të vitit 2017, ai hyri në llogarinë e Pep Guardiolas nga celulari i tij, shkarkoi emaila persona, shkëmbime konfidenciale për transferime dhe gjithë librin e kontakteve të trajnerit spanjoll.


I pyetur nëse materiali tjetër është ruajtur, ai thjeshtë është përgjigjur se është në vend të sigurt.

“Unë nuk i mbaj ato në të dhëna të mia personale. Por, mund t’ua siguroj nëse doni t’i shikoni. Nuk do t’i mbajë në celularin tim, pasi nëse më marrin celularin atëherë jam i mbaruar”, ka thënë hakeri.

Ai ka treguar se ka parë biseda në lidhje me një transferim të mundshëm të Matthijs de Ligtit derisa ai ishte te Ajaxi, e po ashtu lidhur me një transferim të mundshëm të mbrojtësit grek Sokratis Papastathopoulos, derisa ai ishte te Borussia Dortmundi.

De Ligt 20-vjeçar u transferua verën e kaluar te Juventusi, ndërsa Papastathopoulos 31-vjeçar kaloi te Arsenali në vitin 2018.


Ai ka treguar se ka kontaktin e çdo lojtari, emailin, numrin e telefonit dhe gjëra tjera.

Ai më pas u ngrit dhe doli nga hoteli luksoz ku ishte takuar me hetuesit.

Ai tentoi të shiste të dhënat për 120 mijë euro, shumë që duhej të paguhej në kriptovalutën Bitcoin.

Pas takimit, “The Sun” ka kontaktuar krerët e Manchester Cityt dhe u ka ofruar dëshmitë.

City më pas ka kontaktuar policinë e Manchester Cityt dhe policia ka kaluar disa ditë duke ndjekur hakerin, para se të arrestohej të hënën.