Sport

Bonucci pranon se Juventusi u fut me mentalitet të gabuar kundër Lyonit

Leonardo Bonucci ka pranuar se Juventusi është futur me mentalitet të gabuar në humbjen 1:0 në udhëtim ndaj Lyonit sonte.

“Ne patëm qasje krejt të gabuar në pjesën e parë. Në disa ndeshje paguan për gabimet më të vogla. Ne nuk ishim mjaftueshëm agresiv dhe kjo është qështje mentaliteti. Është dashur të zgjohemi më herët”, ka thënë kapiteni i Juventusit për Sky Sport Italia, transmeton Koha.net.

Bonucci vërejti se atmosfera nuk është e duhur para fillimit të ndeshjes, ndërsa u pa duke i bërtitur mesfushorit Blaise Matuidi gjatë ngrohjeve.

“Unë nuk po i bërtisja Matuidit, por po u tërhiqja vërejtjen gjithë skuadrës përfshirë edhe atyre në bankinë, se duhet të jenë të gatshëm të kontribuojnë. Më ra në sy se diçka nuk ishte si duhet me lojtarët startues. Duhet të zgjidhim këtë, pasi ka gjëra të vogla që bëjnë dallimin”, ka shtuar Bonucci.