Sport

Ramos barazon rekordin e kartonëve të kuq në Champions

Foto: Reuters

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka marrë kartonin e katërt të kuq në Ligën e Kampionëve, duke e barazuar rekordin e Zlatan Ibrahimoviqit e Edgard Davidsit me më së shumti të kuq në Champions, sipas Opta-s, transmeton Koha.net.

Ramos u ndëshkua me të kuq në minutën e 86-të në ndeshjen që Reali e humbi 2:1 nga Manchester City, pasi bëri ndërhyrje të palejueshme si lojtar i fundit.

Për Ramosin është kartoni i 26-të i kuq në karrierë.