Ekipet angleze pas mbrojtësit Cucurella

Ekipet angleze pas mbrojtësit Cucurella

25 February 2020 17:51

Arsenali dhe Tottenhami janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Marc Cucurella, që është pjesë e skuadrës nga La Liga, Getafe.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet spanjolle. Mësohet se ekipet angleze tashmë kanë nisur negociatat në lidhje me transferimin e 21-vjeçarit në fund të këtij edicioni.

Si Arsenali ashtu edhe Tottenhami kanë shprehur gatishmëri të paguajnë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për kartonin e tij. Cucurella para fillimit të këtij edicioni është huazuar nga Barcelona te Getafe, që ka të drejtën e blerjes së tij në verë për gjashtë milionë euro. Ai deri më tash ka një gol dhe pesë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat me Getafen.

Interesim për shërbimet e tij, kanë treguar edhe Sevilla, Atletico Madridi, Bayer Leverkuseni e Borussia Moenchengladbachu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme