Klubi i futbollit Flamurtari, të martën gjatë stërvitjes, është vizituar nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
E arsye për vizitë ishte futbollisti serb, Ilija Iviq, prindërit e të cilit u përjashtuan nga puna në Graçanicë, pasi pranoi ftesën nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.
Orlando ka postuar në Twitter një foto me futbollistin serb Iviq dhe ka lënë mesazhin: “Shumë 'cool' të takohem me të talentuarin Ilija Iviq! I uroj atij dhe skuadrës së tij, suksese - ndoshta në Itali! Nuk ka vend për politikën në sporte. Ato (sportet) janë për pasion, garë të shëndetshme, ndërtim të urave mes sportistëve dhe njerëzve. Urime Ilija! Forca".
Ambasada italiane edhe më herët i kishte shprehur mbështetje Iviqit, sikurse edhe ajo amerikane.
Prindërit e tij u përjashtuan në ditën që doli lajmi se është ftuar në përfaqësuese të Kosovës. Babai i tij ishte arsimtar në fshatin Sushicë, kurse nëna e tij shërbyese civile në Komunën e Graçanicës.
So cool to meet talented Ilija Ivic! I wish him & the team success - perhaps in #Italy!?? There is no place for politics in sports. They are meant for passion, healthy competition & building bridges among athletes & peoples. Congratulations Ilija! Forza #Flamurtari! ??????⚽ pic.twitter.com/3dGsj5NydY
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 25, 2020