Sport

Ballkani pa problem ndaj Ferizajt, Trepça ’89 mposht Dukagjinin

Foto: KF Ballkani / Facebook

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Ferizajt, derisa edhe Trepça ’89 e mposhti Dukagjinin në javën e 19 të Superligës së Kosovës në futboll.

Lideri Ballkani shënoi fitore prej 3 me 0, me golat e shënuar nga Edviq Kuq, Arbër Hoxha e portieri Ruxhi, i cili shënoi nga penaltia, transmeton Koha.net.

Trepça ’89 fitoi në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat prej 2 me 1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Milicajt, i cili shënoi në minutën e 24.

Por, vendasit e përmbysën rezultatin duke shënuar dy herë në pjesën e dytë përmes Manajt.

Në minutën e 75 Dukagjini mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Arifaj u ndëshkua me të kuq.

Tabela aktuale në Superligë është kjo:

Image