Llapi fiton derbin ndaj Feronikelit, dramë në minutat e fundit

Llapi fiton derbin ndaj Feronikelit, dramë në minutat e fundit
Derbi i sotëm ndërmjet Llapit dhe Feronikelit në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar ekipit vendas.
Llapjanët fituan këtë derbi me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Ersil Ymeri shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy golat e fitores për Llapin.
Derisa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Ilir Berisha.
E në minutat e fundit ishte një dramë e vërtetë kur Feronikeli humbi rastin ideal për të barazuar shifrat.
Por, nga penaltia i pasaktë u tregua Da silva, goditjen e të cilit e priti portieri i Llapit, Giacomo Nava.
Ymeri rikthen epërsinë e Llapit
Llapi ka rikthyer epërsinë ndaj Feronikelit në pjesën e dytë.
Ishte Ersil Ymeri që shënoi sërish në këtë ndeshje, për ta çuar rezultatin në 2 me 1, transmeton KTV.
Ymeri realizoi në minutën e 52.
Feronikeli barazon shifrat ndaj Llapit
Feronikeli ka barazuar shifrat ndaj Llapit, 1 me 1.
Ishte Ilir Berisha ai që shënoi golin e barazimit.
Llapi në epërsi, shënon Ymeri
Llapi ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Feronikelit.
Ishte Ersil Ymeri ai që shënoi në minutën e 12, transmeton KTV.
Formacionet zyrtare: Llapi – Feronikeli
Derbi i sotëm në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, derisa takimi nis në ora 13:00, transmeton KTV.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 19-të të Superligës.
Formacionet janë këto:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hadërgjonaj për KOHËN: Kosova mund të jetë befasia e grupit

Arsenali mund ta angazhojë Lampteyn si zëvendësues për Bellernin

Aouar ende në radar të Juventusit

Barcelona arrin në finale të Kupës së Spanjës

Është arritur marrëveshja për përballjen Joshua – Fury

Unitedi barazon pa gola në udhëtim te Crystal Palace

Mërgim Berisha, në finale me Salzburgun

Valon Berisha asistues në golin e fitores

Milani e shmang humbjen në minutën e 97-të

Gjilani zhvendoset në fushën me bar sintetik, Drita e vendosur të luajë në stadiumin e qytetit

Gjimshiti asiston në fitoren e thellë të Atalantas
