Thomas Tuchel mund të largohet nga Paris Saint-Germain, në rast të eliminimit nga Champions League.
Sipas mediave franceze, drejtuesit e klubit janë duke e monitoruar situatën e trajnerit italian Masimiliano Allegri, transmeton KTV.
Ish-trajneri i Juventusit është i papunë aktualisht dhe llogaritet favorit për të marrë drejtimin e francezëve.
Allegri në të kaluarën ishte edhe trajner i skuadrës së Milanit.