Sport

Kloppi konfirmon se Hendersoni do të mungojë rreth tre javë

Foto: FC Liverpool

Kapiteni, Jordan Henderson do t’i mungojë skuadrës së Liverpoolit përreth tre javë, për shkak të një lëndimi muskulor.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në prag të ndeshjes së radhës në ligë ndaj West Hamit, transmeton Koha.net.

Hendersoni pësoi një lëndim gjatë humbjes prej 1 me 0 në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

“Lëndimi i Hendersonit do të mund të ishte edhe më i rëndë. Siç e dimë është një lëndim muskulor. Kemi dëgjuar për lëndime të tilla deri tani në Premier Ligë – si ai i Harry Kanet për shembull. Por, kjo nuk është aq keq. Ai do të mungojë përreth 3 javë, që nuk është gjë e mirë, por siç e shoh unë kemi pasur fat”, është shprehur Klopp.

Liverpooli e pret në Anfield Road klubin londinez të hënën, nga ora 21:00.