Bayerni kërkon Firminon

Bayerni kërkon Firminon

21 February 2020 16:10

Skuadra e Bayern Muenchenit ka shprehur interesim për sulmuesin e Liverpoolit, brazilianin Roberto Firmino.

“Daily Express” ka raportuar të premten se Bayerni ka shprehur gatishmëri të paguajë dëmshpërblim deri në 90 milionë euro për ta bindur Liverpoolin që ta lë të lirë Firminon në fund të këtij edicioni. Firmino 28-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë 12 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Firmino te Liverpooli u transferua në vitin 2015 nga skuadra e Hoffenheimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme