Arsenali mposht në udhëtim Olympiacosin Foto: Reuters

Arsenali mposht në udhëtim Olympiacosin

20 February 2020 23:01

Arsenali ka shënuar fitore në udhëtim te klubi grek, Olympiacos, në kuadër të Ligës së Evropës.

Në një ndeshje të balancuar Arsenali shënoi fitore minimale, 1-0, transmeton Koha.net.

Ishte sulmuesi francez, Lacazette ai që shënoi golin e fitores kur po luhej minuta e 81.

Për të asistoi Saka.

I plotë në këtë takim ishte edhe Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83 të takimit.

Ndeshja e kthimit në 1/16 e finales në Ligën e Evropës ndërmjet tyre zhvillohet më 27 shkurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme